Dujovski: Vetingu në MPB do të tregojë nëse prona e të punësuarit përputhet me të ardhurat e tyre

“I kemi mbledhur përvojat edhe nga Shqipëria edhe nga Britania e Madhe dhe kemi fituar njohuri të caktuara për zbatimin e vetingut në SHBA, por herët është që të diskutojmë saktë dhe në mënyrë precize se në cilin drejtim do të zbatohet kontrolli te ne, gjegjësisht nëse do të ketë një komision ose do të ketë disa nënkomisione”, thotë për MIA, dekani i Fakultetit për Siguri, Nikolla Dujovski, i cili është kryetar i grupit punues, i cili ka për qëllim që të përgatit propozim-ligj për zbatimin e kontrollit të të punësuarve në MPB, njofton Portalb.mk.

“Vetingu i parë në Britaninë e Madhe, dhe sipas të gjitha gjasave edhe në Shqipëria është zbatuar nga komisioni i përbërë nga të punësuarit në MPB dhe nga personat e jashtëm, të faktorit ndërkombëtar dhe komunitetit akademik. Por, ky procesi është i vazhdueshëm, i cili do ta tejkalojë karrierën tonë dhe për atë është e rëndësishme që të zbatohet nga grupi i përzier ose komisioni, ndërkaq më pas ky proces duhet që të dorëzohet në MPB dhe ajo vetë të ketë kapacitet që të vetë të pastrohet nga radhët e saj, në bazë të kritereve reale matëse të cilat do të parashikohen me veting”, thotë Dujovski.

Ai theksoi se zyrtarët policor do të kalojnë nëpërmjet procesit të kontrollit të integritetit, profesionalitetit dhe të gjendjes pronësore.

“Si zyrtarë shtetëror, ata kanë të ardhura të caktuara dhe do të kontrollohet në bashkëpunim me institucionet tjera se çfarë prone posedojnë të njëjtit. A është në përpjesëtim me të ardhurat që ata kanë në MPB”, shtoi Dujovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button