Ministri i Kulturës e shkarkoi drejtorin e Muzeut të Maqedonisë së Veriut, Gordan Nikollov

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili e ka shkarkuar drejtorin e Muzeut të Maqedonisë së Veriut, Gordan Nikollov, e kanë konfirmuar nga Ministria për SDK, njofton Portalb.mk.

“Drejtori Gordan Nikollov është shkarkuar për shkak të konfirmimit të punës në kundërshtim me Ligjin për Kulturë dhe Ligjit për Muze, por edhe të Statutit të institucionit, pas kryerjes së inspektimit të jashtëzakonshëm nga inspektorët e autorizuar për kulturë”, thonë nga Kabineti i ministrit.

Ministria thotë se u.d. drejtor do të emërohet në kohë sa më të shkurtër.

“Ministria e Kulturës do të bëjë gjithçka që ka nën kompetenca të saja. Muzeu do të vazhdojë në mënyrë të pandalshme ta kryejë funksionin e saj”, thonë nga Ministria.

Sipas afatit ligjor, më së voni deri në 6 muaj, do të duhet të publikohet shpallje publike për zgjedhje të drejtorit të institucionet me mandat të rregullt prej 4 viteve.

Nikollov është etnolog, ndërkaq në vitin 2017-të u bë drejtor i Muzeut, me vendim të ministrit të atëhershëm, Robert Allagjozovski. Pas hyrjes në funksion, Nikollov u deklarua se gjendja në Muze është katastrofike. Muzeu ishte njëri ndër institucionet e vërshuara nga uji, kur në nëntor të vitit 2017-të ka pasur reshje të shiut, ndërkaq Ministria asokohe paralajmëroi rinovim të objekteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button