Ministri Ademi i bindur se do të gjejnë zgjidhje me Sindikatën

Arbër Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës ka reaguar pas paralajmërimit të Sindikatës për arsim, shkencë dhe culture (SASHK) që nga 11 nëntori të fillohet me grevë në arsim, nëse nuk ka rritje të rrogës më shumë se 10 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Javën tjetër sigurisht që do të ketë një ftesë nga ne për t’u ulur së bashku, duke marrë parasysh të gjithë parametrat dhe proceset e tjera të reformës që kanë implikime financiare, besoj se do të gjejmë një mënyrë dhe zgjidhje për rritjen e radhës së rrogave“, tha Ademi.

Përsëri ministri Ademi theksoi se tashmë rroga në arsim është rritën dy herë nga 5%.

Ademi është i bindur se më 11 nëntor nuk do të ketë grevë, pasi Qeveria dhe Sindikata do të gjejnë zgjidhje.

Paraprakisht, kreu i SAShK-ut, Jakim Nedelkov deklaroi se sipas mendimit të tij personal, për Sindikatën e pranueshme do të ishte rritja prej 15 përqind prej janarit të 2020-s.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%.

LEXO: Ky është qëndrimi i Zaevit për grevën që e paralajmëroi Sindikata
LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button