Vazhdoi tregtia me emigrantët, në Vaksincë të Likovës u kapën 81 emigrantë

Policia mbrëmë në Vaksincë të Kumanovë ka kapur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme në një objekt pronë e e një banori të fshatit, transmeton Portalb.mk.

Sot në mëngjes rreth orës 05:15 minuta është arrestuar N.A nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës, për arsye se gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, që është bërë me urdhër gjykate, zyrtarët policorë kanë gjetur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme. Nga 81 emigrantët, 19 prej tyre janë fëmijë.

Emigrantët janë dërguar në qendrën e pranimit në Tabanoc. Pas zbardhjes së plotë të rastit në rastit, do të ngritet aktpadi penale kundër N.A

Përndryshe, brenda dhjetë ditëve, 9 qytetarë janë arrestuar si pjesë e grupit që tregtoi 400 emigrantë për disa muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button