Kurti dhe Rama treguan detaje të takimit që e zhvilluan mbrëmë

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur interesit të medias lidhur me takimin e mbrëmshëm në kryeministri me Edi Ramën.

“Me Ramën diskutuam për shumë çështje. Duam të ndërtojmë sa më shumë ura bashkëpunimi. Nuk duhet të kemi vetëm mbledhje qeverie por dhe zbatim të marrëveshjes”, tha Kurti.

Sa i takon minishengenit ballkanik thotë “më ngjan më shumë si ide se projekt”, por nënvizoi se është i angazhuar për dialog dhe arritje të fqinjësisë së mirë me Serbinë, transmeton OraNews.

Ndërsa Edi Rama publikoi një fotografi nga takimi dhe bën me dije se pjesë e tij ka qenë edhe aktori francez Gerard Depardieu.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, shkruan Rama.

Si Rama dhe Kurti kanë nënvizuar domosdoshmërinë e ecjes përpara me marrëveshjet e firmosura mes dy vendeve.

Kurti ndodhet në Tiranë pasi është i ftuar në samitin e paqes për Europën Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button