Ilir Meta: Projekti “Serbia e Madhe” dështoi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta për gazetën e madhe egjiptiane “Al–Ahram” tha se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nuk është e mundur, ndërsa projekti për “Serbinë e Madhe” dështoi, transmeton OraNews.

Presidenti ka theksuar se Bashkimi Evropian tani nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, por që reformat do të ndihmojnë në përmirësimin e procesit.

“BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja. “

I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë dhe Turqinë, Meta tha se “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button