Boris Johnson do të kërkojë zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor

Boris Johnson, Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka thënë se qeveria e tij do të paraqesë një mocion në parlament duke kërkuar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 12 dhjetor, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se vonesat për kalimin e marrëveshjes BREXIT përmes Dhomës së Komunave mundet të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, dhe se BE-ja mundet të zgjasë afatin e kësaj marrëveshje dhe ai këtë nuk e do fare.

Jonson thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mënyra më e mirë për të thyer bllokimin e rreth BREXIT.

Sipas Euronews, Jonhson ka nevojë për miratimin parlamentar për të thirrur zgjedhje të parakohshme pasi zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Britani janë planifikuar të mbahen për vitin 2022.

Johnson thotë se data 12 dhjetor do t’i japë parlamentit kohë të shqyrtojë projekt-ligjin e tij për Brexit deri më 6 nëntor, kur do të fillonte fushata zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button