Sami Kurteshi: Sylë Hoxha u dekorua me pozitë pasi mbylli hetimet për rastin e Astrit Deharit

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mbyllja e hetimeve për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari nga ana e ish-prokurorit Sylë Hoxha nuk ka qenë e rastësishme.

Sipas tij, Hoxha u dekorua me pozitën e prokurorit special për shkak të rastit Dehari, njofton Klan Kosova.

“Kjo konferencë është organizuar shpejt për shkak të rastit të sotëm  – marrjes së raportit për rastin e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Zvicrës”.

“Me 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren vdes Astrit Dehari. Tash në raportin e ri konstatohet se kjo nuk ka qenë vetëvrasje, por vrasje nga personat e tretë”.

“Krejt kjo shpejtësi e deklarimeve ka pasur një rol negativ. Disa nga mediat i kanë kontribuar kësaj punë, sidomos me nxjerrjen e incizimeve të paautorizuara”.

“Këtu ne i kemi nxjerrë një varg deklaratash. Deklarata e ish-kryeprokurorit Sylë Hoxha, kyçja e jashtëligjshme e tij në këtë rast dhe shpallja e hetimeve të mbyllura, nuk ishte krejt e rastësishme dhe ishte me motive politike. Për këtë arsye ai u dekorua me pozitën e prokurorit special”.

“Kurteshi gjithashtu ka akuzuar ish-ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxhën, duke thënë se ajo ka bërë përpjekje maksimale për ta mbuluar këtë rast”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button