Stoltenberg: Nuk është e imja të jap këshilla se si BE-ja të ballafaqohet me hapjen e negociatave me RMV-ë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili sot do të jetë nikoqir i takimit ministror për mbrojtje të Aleancës, tha se, nuk është e është e tija të japë këshilla se si Bashkimi Evropian (BE) të ballafaqohet me hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

“Nuk është e imja të jap këshilla se si BE-ja të ballafaqohet me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, të gjithë e pamë rezultatin e diskutimeve në BE. Dyert e NATO-s mbeten të hapura dhe së shpejti Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e plotë”, u shpreh Stoltenberg.

Potencoi se pardje Senati amerikan e ka ratifikuar protokollin aderues, kjo është e rëndësishme pasi Maqedonia e Veriut kontribuon për stabilitet në rajon. Ai shtoi se paradokohe ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev, i cili i ka thënë se me anëtarësimin në NATO do të rriten investimet e huaja në vend.

Ndryshe nga Stoltenbergu, pararendësi i tij, Anders Fogh Rasmussen, mosnisjen e negociatave të RMV-së dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) në tetor, e ka vlerësuar si mundësi për forcim të ambicieve të Moskës (Rusisë) dhe Pekinit (Kinës).

Këto deklarata vijnë pasi RMV-ja dhe Shqipëria dështuan të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetorKjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Si rezultat i kësaj, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev thirri në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 prill të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button