Pompeo përshëndeti ratifikimin e Protokollit të RMV-së për NATO nga ShBA-të

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përshëndeti miratimin nga Senati të protokollit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Traktatin e NATO-s, njofton VOA.

Në një deklaratë, ai tha se kjo nënvizon angazhimin e SHBA për sigurinë transatlantike dhe përbën një hap të rëndësishëm përpara në ecjen e vendit drejt anëtarësimit në NATO.

“Ne mbështesim fuqimisht rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të ngushtë me komunitetin Trans-Atlantik,” thuhet në deklaratë.

Senati amerikan miratoi të martën me 91 vota per dhe dy kundër, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Protokolli ishte dërguar në senat nga presidenti Donald Trump më 30 prill, pak kohë pasi që dokumenti u nënshkrua nga të gjitha vendet anëtare në NATO-s në Bruksel.

Zoti Pompeo tha se “votimi i së martës riafirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit dhe kontributeve për paqen e sigurinë në të gjithë rajonin.”

Përndryshe, numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin ka arritur në 26. Deri te anëtarësimi i plotfuqishëm, ai duhet të miratohet edhe nga Spanja, Islanda dhe Holanda. Të fundit që e ratifikuan Protokollin, ishin ShBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button