Ky është plani i të fejuarit, pasi e fejuara ndërroi jetë pas betejës me kancerin (FOTO)

Një vajzë e re humbi jetën pas humbjes së bertejës me kancerin e gjirit.

Por burri i saj për të treguar dashurinë që kishte për të fejuarën e tij vendosi të martohej me kufomën e saj gjatë ceremonisë së funeralit, transmeton OraNews.

Me zemër të thyer, 35-vjeçari Xu Shinan pa të fejuarën e tij Yang Liu me fustan të bardhë në arkivolin e rrethuar nga 169 buqeta me trëndafila rozë, ndërsa Xu Shinan lexoi premtimet e tij të dasmës për të.

Ceremonia prekëse u mbajt mëngjesin e të shtunës në provincën Dalian të Kinës Lindore dhe të pranishëm ishin familjet dhe miqtë e çiftit.

Ndër të tjera, Xu u shpreh përpara trupit të pajetë të partneres së tij: “Grua, të lutem mos u shqetëso! Pjesa tjetër e jetës sime vërtet do të jetë e mbushur me dhimbje, por unë nuk do të dorëzohem kurrë.”

Yang ndërroi jetë në 14 tetor, në moshën 34 vjeçare, pasi luftoi me kancerin për pesë vjet e gjysmë.

Xu tregoi se nuk ishte larguar për asnjë çast nga trupi i pajetë e Yang për shtatë ditë nga vdekja e saj, e cila është pjesë e një tradite kineze për të respektuar personat që ndahen nga jeta.

Ai tha: “E fejuara ime më tha se askush nuk duhet të qante nëse ajo do të vdiste. Po i mbaja lotët, por ku trupi i saj u dërgua për t’u djegur, nuk munda dot më.”

Historia e trishtë e çiftit ka prekur mbarë botën dhe është shpërndarë në shumë media të njohura ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button