fbpx

Dallime të mëdha në zhvillimin rajonal në Maqedoninë e Veriut

Rajoni verilindor është më i pazhvilluari në Maqedoni. Organet kompetente përpiqen të gjejnë para – edhe nga shteti edhe nga donatorë, mirëpo problemi qëndron në faktin se nuk ka të dhëna për përdorim të teknologjive digjitale të cilat mund të ndihmojnë në zhvillim, transmeton REL.

Rajoni i planit verilindor me Komunat Kumanovë, Kriva Pallankë, Rankovcë, Nagoriçani i Vjetër, Lipkovë dhe Kratovë është më i pazhvilluari. Në bashkëpunim me Ministrinë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencinë zvicerane për zhvillim rajonal në Kumanovë u mbajt Konferencë ndërkombëtare dyditore për politikat dhe implementim të zhvillimit të barabartë rajonal në R. e Maqedonisë së Veriut”, me pjesëmarrje të ekspertëve ekonomik, institucioneve, sektorit joqeveritar.

“Po përpiqemi që me para shtetërore dhe nga donatorët të mënjanohen disparitetet ndërmjet rajoneve dhe brenda vetë rajonit, që të mos ketë migrim nga qytetet më të vogla në Shkup apo nga vendet më të vogla, nga fshatrat në Kumanovë”, thotë Mlladen Protiq udhëheqës i Qendrës për zhvillim të rajonit të planit verilindor.

“Këtij rajoni të planit, të pazhvilluar, i nevojitet impakt investues që të mund në periudhë të caktuar të zhvillohet dhe ta arrin nivelin e rajoneve tjera në R. e Maqedonisë së V. Vendndodhja ia mundëson atë, prandaj shpresojmë që do t’ia dalim të sjellim investime të huaja dhe me ndihmën e Qeverisë tonë do të arrihet kjo”, vlerëson Vlladimir Pavllovski, koordinator i Biznes Qendrës në QZHRPSh.

Nikolla Levkov, docent në Fakultetin për ekonomi në Shkup, sqaron që nuk ka të dhëna për përdorim të teknologjive digjitale të cilat mund të ndihmojnë në zhvillim të barabartë rajonal.

“Befason ajo që nuk kemi mjaft informata, madje edhe tek institucionet relevante në shtet, siç është Enti për statistikë, në aspekt të asaj sa është edukata digjitale, ose qasja në internet sipas rajoneve. Në nivel të shtetit ekzistojnë disa të dhëna, mirëpo nuk ka sipas rajoneve, pra nuk mund të bëhen analiza, krahasime, për shkak që sot teknologjia e komunikimeve informatike luan rol të madh në aspekt të zhvillimit ekonomik, rinovimit dhe rritjes ekonomike” thotë ai.

Levkov konsideron që duhet të ngritët niveli i vetëdijes edhe te sektori joqeveritar edhe te kompanitë private që duhet të përfshihet komponenti i planeve digjitale për zhvillimin rajonal. Në shumicën e rasteve komponenti digjital nuk është aspak i përfaqësuar edhe në Maqedoni edhe nëpër rajone.

“Gjithashtu, si bartës të politikave për zhvillimin e barabartë rajonal, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë aspak nuk është paraparë si bartës për këtë zhvillim. Mendoj që nevojitet aktualizim më i madh i rolit të teknologjive digjitale në mbështetje të atij zhvillim të barabartë rajonal”, thotë ai.

Levkov thotë që pikërisht për shkak të mungesës së të dhënave konkrete për çdo rajon duhet të supozohet. Edhe atje ku ka të dhëna për numrin e shfrytëzuesve të celularëve, internetit dhe ngjashëm, ato nuk janë në dispozicion për hulumtuesit dhe nuk ekziston mundësi të merren.

“Duhet të keni kërkesa të drejtpërdrejta për institucionet e atilla, pastaj ato a do t’u përgjigjen. Edhe nëse i ndjekim indikatorët e BE-së për shoqëri digjitale, së paku ato që i kemi në Entin për Statistikë, do të kemi pasqyrë shumë të qartë. Kështu, duhet të supozojmë si është gjendja e përgjithshme në Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë dhe kështu me radhë”, thotë ai.

Profesori Borçe Trenovski nga Fakulteti për ekonomi në Shkup vëren që ka disparitet tepër të madh ndërmjet komunave në shtet. Sipas tij, indikatorët tregojnë që dallimet janë të mëdha edhe ndërmjet qytetit të Shkupit dhe komunave tjera urbane dhe rurale.

“Ato disparitete të mëdha ndikojnë dukshëm mbi efikasitetin e zbatimit të politikave të shtetit. Madje në disa momente vihet në pikëpyetje nëse politika të cilën e aplikon pushteti qendror mund të jetë efikase në rajone të caktuara. Pikërisht për ato disparitete marramendëse. Për shembull, nëse rajoni verilindor është me numrin më të madh të rasteve sociale (tani është pak i zvogëluar), më së paku investime, me vetëm dy për qind nga investimet e përgjithshme në tërë shtetin, më së paku punime të filluar ndërtimore, ka pjesëmarrjen më të vogël në bruto prodhimin shoqëror në shtet, këto janë indikatorë të përcaktuar dhe ajo politikë duhet të ishte ndjekur” thotë ai.

Mjetet deri në një përqind të bruto prodhimit shoqëror të ishin dedikuar për këtë rajon nuk do të ishte e pakonsiderueshme, por nuk është respektuar, sqaron Trenovski.

Ndahen mjete nëpërmjet ministrive tjera dhe institucioneve publike me zërin rajonal, por nuk ka respektim të dallimeve ndërmjet rajoneve. Mjetet për zhvillim të barabartë rajonal janë shpenzuar por nuk është respektuar dallimi konkret ndërmjet rajoneve. Me fillim të aderimit drejt BE-së problemi do të jetë pikërisht me zhvillim rajonal për shkak se do të ketë fonde për këtë dedikim.

“Rajonet në atë rast fitojnë domethënie edhe më të madhe. Aplikantët më të mëdhenj, shfrytëzues të fondeve të BE-së janë rajonet e jo komunat, ndërsa te kjo ende është në fazë fillestare”, thotë Trenovski.

Ai thekson që në periudhën e kaluar nuk janë përdorur mjete të dedikuara për komunat, për shkak se nga 30 komuna të vogla urbane dhe rurale, as në dy të tretat nuk ka pasur projekte. Kryetarët e komunave nuk kanë pasur dokumentacion teknik, plane urbanistike, për një leje pritet disa muaj, për plan urbanistik një-dy vite, që do të jetë pengesë për t’u përdorur mjetet nga fondet evropiane. Sipas Trenovskit, institucionet duhet ta kryejnë punën sa më shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button