Mickoski: Në takim kam propozuar që Qeveria teknike të formohet këtë javë, por Zaevi refuzoi

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka deklaruar se në takimin e liderëve ka propozuar që Qeveria teknike të formohet nga kjo javë, por kjo është refuzuar nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Në takimin me kreun shtetëror propozova që këtë javë të formojmë Qeveri teknike dhe të fillojmë ta numërojmë 100-ditshin e fundit, dhe më pas të ketë zgjedhje, por këtë e refuzoi Zaevi”, tha Mickoski.

Më tej Mickoski deklaroi se Zaevi do të largohet nga pushteti, pasi që ka “tregtuar me Maqedoninë”.

Ndërkaq Zaevi pas takimit të liderëve tha se, ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në muajin dhjetor, por kjo është refuzuar nga opozita, me pretekstin se nuk do të ketë kohë për Qeveri teknike dhe se Kuvendi i RMV-së duhet të jetë funksional për ta ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të RMV-së në NATO.

LEXO EDHE: Zaevi e publikoi datën për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button