Tusk: Udhëheqësit evropianë kanë bërë një gabim të madh për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, sot para anëtarëve të Parlamentit Evropian përsëriti se liderët evropianë bënë një gabim të madh javën e kaluar që nuk morën një vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Udhëheqësit evropianë kanë pasur një debat të nxehtë mbi zgjerimin.Pas një rekomandimi të qartë nga Komisioni Evropian, shumica dërrmuese e shteteve anëtare dëshirojnë që të jenë të hapura negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, megjithatë konsensusi i nevojshëm nuk u arrit. Sipas mendimit tim, ishte një gabim dhe u thashë udhëheqësve hapur dhe drejtpërdrejtë.Tani shpresoj se udhëheqësit do ta përmbushin përfundimin, dhe se ata do t’i kthehen kësaj çështje para Samitit në Zagreb në maj të vitit të ardhshëm”, theksoi Tusk para PE-së duke paraqitur konkluzionet e takimit të javës së kaluar të Këshillit Evropian në Bruksel.

Pritet që eurodeputetët në debatin e sotëm plenar të shprehin mbështetje edhe një herë për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.Grupet më të mëdha politike në PE tashmë e kanë bërë këtë në ditët e fundit.”Partia Popullore Evropiane, Partia e Socialistëve Evropianë, ALDE, Partia e të Gjelbërve”.

LEXO: CDU/CSU: Parisi herën e dytë s’mund ta ndalojë marrjen e datës të RMV-së dhe Shqipërisë

Përveç negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në seancën e PE-së do të rishikohen edhe konkluzionet e Këshillit të BE-së për Bregzit dhe ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri.

Këshilli i BE-së, diskutimin për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor. Samiti dyditor, erdhi pas Mbledhjes ministrore që u mbajt në Luksemburg, ku nuk u arrit kompromis se, a duhet a po jo t’i fillojnë negociatat RMV-ja dhe Shqipëria, për çfarë, vendimin ia kaluan liderëve.

Rrjedhja e diskutimit në Samit ka vijuar sipas skemës siç vijon më poshtë:

Si pasojë, RMV-ja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button