Rama nuk do të jap dorëheqje: Dielli lindi sërish, ne vazhdojmë me reformat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e hodhi poshtë kërkesën e opozitës për dorëheqje pas vendimit të Këshillit të BE-së të mos hapen negociata me Shqipërinë.

Pas takimit që e mbajti me kryesinë e Partisë Socialiste të tij (PS) Rama e akuzoi opozitën se po tenton ta pengojë procesin e integrimit evropian për Shqipërinë.

“Ata (opozita) kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesat e ngritura artificialisht, në gjashtë muajt e parë të vitit, duke marre mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë”, tha Rama, transmeton gazeta KOHA.

Rama e përsëriti qëndrimin se mos hapja e negociatave për Shqipërinë nuk ka të bëjë me mungesën e progresit të vendit, por me problemet e brendshme në BE.

“Të dy shtetet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk mundën të marrin datën që u takonte, si rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme në familjen evropiane”, theksoi Rama.

Ai shtoi se ky vendim nuk ndryshon asgjë për vendin dhe se qeveria do të vazhdojë me reformat.

“Por siç mund të shihnit, dielli sërish lindi, dita filloi sërish dhe rruga jonë vazhdon. Nga ana tjetër, pa diskutim në aspektin praktik, ne jemi të qartë duhet të vazhdojmë çdo ditë punën sepse edhe nëse do të kishim marrë një ‘Po’ të shumëpritur dhe të merituar disa ditë më parë, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë ‘Po’”, tha Rama.

Në ditët në vijim unë kam një sërë komunikimesh të përcaktuara në agjendë me presidentin e Francës dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit. Sipas Ramës  nuk do të presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Sot  Partia Demokratike kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, njëjtë si në Maqedoninë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button