Kërçovë, është shtyrë seanca gjyqësore kundër El Chekës

Seanca gjyqësore kundër El Chekës në Gjykatën Themelore të Kërçovës është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë preteksti i palës mbrojtëse pasi ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses së rastit, Biljana Kizevska. Data për seancën e radhës nuk është vendosur ende por do të kumtohet më tej në faqen online të gjykatës, njofton Alsat.

Procesi kundër El Chekës është në fazat përmbyllëse. El Cheka, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, po gjykohet në mungesë. Ai akuzohet se ka postuar në internet biseda të përgjuara nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por jo vetëm.

Pak para pak se të fillonte seanca e sotme gjyqësore dhjetëra protestues u mblodhën para gjykatës në mbështetje të tij. Përkrahësit e tij mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Mos i dënoni denoncuesit e krimit”!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button