Vuçiqi thotë se i ka paralajmëruar Zaevin dhe Ramën për vendimin e Këshillit të BE-së (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në intervistën e tij në televizionin serb “Prva”, ka deklaruar se në takimin në Novisad, e ka paralajmëruar kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se nuk do të marrin datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor, transmeton Portalb.mk.

“E kam parë dhe kam deklaruar se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Vuçiqi, i cili më pas ka shtuar, se kur ia ka thënë Zaevit atë, “ai është skuqur në fytyrë dhe nuk iu ka besuar se ai nuk do ta marrë dritën e gjelbër”.

Vuçiqi ka deklaruar se është i brengosur nga destabilizimi i rajonit ballkanik, dhe duke u përqendruar në takimin në Novisad, tha: “iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”.

Deklarata e Vuçiqit vjen pasi që RMV-ja dhe Shqipëria nuk arritën të marrin datë për nisjen e negociatave me BE-në në tetor, dhe vendimi është shtyrë për në maj të 2020.

LEXO EDHE: Vuçiq: Të gjithë po armatosen, edhe shqiptarët në Kosovë – prandaj duhet të armatosemi edhe ne

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button