Shqipëri, qeveria nuk ndjehet përgjegjëse për datën

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj thotë se Qeveria Rama nuk ndjen përgjegjësi për të dhënë dorëheqje për shkak të mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve me BE-në. Duke komentuar propozimin për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, Cakaj tha se një gjë të tillë e kishin premtuar vet liderët, njofton Alsat M.

“Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se nëse kjo nuk ndodh ne do të japim dorëheqje, në MV ka pasur zotime se ky proces do të ndodh pashmangshëm. Unë nuk e di se kryeministri i Shqipërisë apo unë apo një përfaqësues tjetër i Qeverisë ndonjëherë nga Janari e këtej ka premtuar se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se jemi zotuar se do të bëjmë përpjekje për hapjen e negociatave”-tha Gent Cakaj,  ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Cakaj tha se shtyrja e vendimit për në pranverë nuk duhet kuptuar si përfundim të pakthyeshëm të aspiratës Evropiane e as si dështim përfundimtar të politikave të zgjerimit të BE-së.

“Ky vendim nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e nevojshme të standardeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit shfaqet si pasojë e drejtëpërdrejtë e një rethane ku BE është në një proces të shqyrtimit të thellë të vetvetes”-tha Gent Cakaj, Ministër i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se derisa ai udhëheq me vendin, BE-ja është një mision i pamundur për shqiptarët.

“Shqiptarët kanë kuptuar se Europa është me ta. Por për fat të keq shqiptarët dhe e ardhmja e tyre europiane janë sot peng i një njeriu të vetëm, i Edi Ramës dhe i bllokimit të rrugës europiane vetëm prej tij. BE ka treguar se cilat janë pengesat konkrete dhe cilat janë plagët e thella dhe problemet kritike që i ka hapur Shqipërisë sot Edi Rama”-tha Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI.

Kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë se Shqipëria do të vazhdojë luftën për plotësimin e një sërë reformash që i nevojiten vendit dhe jo sepse i duhen Bashkimit Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button