Mosmarrja e datës së BE-së, u konfirmua ora dhe prania e liderëve te Pendarovski

Pasi Maqedonia e Veriut ka dështuar të marrë datën për nisjen e negociatave me BE-në presidenti i vendit, Stevo Pendarovski caktoi takim të liderëve të partive më të mëdha në vend, njofton Portalb.mk.

Takimi do të mbahet të dielën (20 tetor 2019) në ora 17.00 në vilën presidenciale në Shkup, Vodno.

Takimin e kanë konfirmuar: Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, lideri i Alternativës, Afrim Gashi dhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Nuk është koha për zhgënjim, reformat në drejtësi duhet të intensifikohen

“Tash nuk është koha për zhgënjim, apati apo kalkulime për të fituar pikë politike. Tash është koha për bashkim të sërishëm, rreth asaj se çfarë është më e rëndësishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV)- e ardhmja jonë dhe e ardhmja e gjeneratave që vijnë”. Me këto fjalë, presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski iu drejtua popullit, pasi shprehu keqardhje për mosmarrjen e datës nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Pendarovski ka porositur gjithashtu, se reformat, në veçanërisht në funksionimin e shtetit të së drejtës, duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen pa asnjë kalkulim.

Taski dhe Junkeri për datën e BE-së në maj: BE-ja bëri gabim historik (VIDEO)

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Kjo është shtyrë për në maj të 2020-s, ndërkaq, në konferencë për media, kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik, transmeton Portalb.mk.

Taski bëri të ditur se temës së datës, liderët do t’i rikthehen në Samitin e Zagrebit, në maj të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button