Anders Rasmussen: Vendimi i Këshillit të BE-së, forcon ambiciet e Moskës dhe Pekinit

Ish kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mosnisjen e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) në tetor, e ka vlerësuar si mundësi për forcim të ambicieve të Moskës (Rusisë) dhe Pekinit (Kinës), transmeton Portalb.mk.

“Më vjen keq për pamundësinë e Këshillit të BE-së për të bërë zgjedhje strategjike, të fillojë negociatat anëtarësuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të nxitur reformat. Kjo aspiratë afatshkurte do ta dobësojë Evropën / Ballkanin, do ta minojë kredibilitetin e BE-së në rajon, dhe do të forcojë ambiciet e Moskës dhe Pekinit”, shkroi Rasmussen në rrjetin social “Twitter” (Tuiter).

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Kjo është shtyrë për në maj të 2020-s. Kryetar i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button