Në vend të ndarjes, Merkeli propozoi shtyrje të datës së BE-së për RMV-në dhe Shqipërinë

Pasi dje Franca nuk pranoi kompromis, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë me propozim, që në vend të ndarjes, të ketë shtyrje të nisjes së negociatave të Bashkimit Evropian (BE) me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërinë, transmeton Portallb.mk.

Kjo vjen, ngaqë siç njofton “360 Shkallë”, dje në tryezë është shtruar ideja për dhënien e dritës së gjelbër për RMV-në, kurse jo për Shqipërinë.

“Edhe pse në fillim u tha se Angela Merkel do të pajtohej me një skenar të tillë, në fund ajo, Makroni (Emanuel Makron – presidenti i Francës) dhe kryeministri italian, Xhuzepe Konte kanë kundërshtuar për ndarjen e të dy shteteve. Holanda dhe Danimarka kanë qenë “për””, thuhet më tej.

Më pas, Merkeli, Makroni dhe Taski (Donald Task – kryetari i Këshillit të BE-së) kanë përpiluar propozim-vendim për shtyrje të vendimit deri në mars, dhe paralelisht të realizohet metodologjia e re e BE-së.

Kur propozimi është vendosur në tryezë, kanë kundërshtuar ashpër kryeministrat e Sllovenisë dhe Maltës, Marjan Sharec dhe Xhozef Muskat, dhe i ka përkrahur edhe ai Bullgar, Bojko Borisov.

Takimi i djeshëm ka përfunduar pas mesnate, pa vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button