Keni probleme me vendimet e vështira? Rregulli i “10/10/10”, që do ju ndihmojë gjithë jetën

Ju vjen një mundësi fantastike për punë. Do të thotë një promovim dhe më shumë para. Ju nuk mund të merrni një propozim të tillë të pabesueshme, përsëri. Reagimi juaj i parë është që të shkoni me instiktin dhe të pranoni ofertën. Për fat të keq, ju duhet të zhvendoseni në një shtet tjetër. Mendimi që duhet të lini pas jetën e krijuar tashmë, ju lë të dërrmuar, shkruan Bota.al.

Një mundësi e tillë vjen një herë në jetë. Por si mund të braktisni prindërit e plakur, miqtë dhe çdo gjë ju e njihni, vetëm për të çuar përpara karrierën tuaj? Ndoshta ju keni një familje, dhe zgjedhja që bëni do të ndryshojë jo vetëm jetën tuaj, por edhe të tyret. Shkolla të reja, doktorë të rinj, shtëpi e re. Është një vendim i vështirë që ju mban zgjuar gjatë natës. Të rrini, apo të ikni? Keni peshuar protë dhe kundrat, dhe ende nuk mund të bëni një zgjedhje të qartë e të prerë.

Sipas një artikulli në “Fast Company”, vendimet për të cilët shumica e njerëzve janë penduar, janë marrë me emocione: të nxituar, dhe në nxehtësinë e momentit. Kur ballafaqohemi me një vendim, të madh e të vështirë, është më mirë që të shtypim butonin pauzë dhe të përdorim formulën e thjeshtë të 10/10/10, për t’i hapur rrugë të menduarit më të qartë, gjatë këtyre situatave të vështira.

Rregulli i 10/10/10

Kur të keni për të bërë një zgjedhje, ndaluni dhe bëjini vetes këto tre pyetje:

Si do të ndihem për pasojat e kësaj zgjedhjeje, pas 10 minutash?

Si do të ndihem pas 10 muajsh?

Si do të ndihem pas 10 vjetësh?

Duke mos marrë vendime në moment, të nxitur prej emocioneve të nxituara, ne me siguri do të bëjmë zgjedhje më të mira, sidomos bazuar në përgjigjet ndaj këtyre tre pyetjeve.

Zbatimi i rregullit në jetën tuaj

Përdoreni rregullin për vendime madhore, si martesa. Ju besoni që më në fund keni gjetur partnerin ideal. Mund të kesh rënë kokë e këmbë në dashuri, dhe nuk pushon së shkëmbyeri mesazhe, natë e ditë. Dashuria e vërtetë vjen vetëm një herë, apo jo? Kështu që, ti do të martohesh.

Stop! Mos u rrëmbe prej pasioneve që ndikohen nga hormonet. Para se të hidheni me kokë, zbatoni rregullin 10/10/10. Pyesni veten si do të jetë marrëdhënia juaj pas 10 minutash? Ndoshta jo shumë ndryshe. Po pas 10 muajsh? Ende e ngrohtë? Tani shkoni përpara në kohë me 10 vite. A e shihni veten që ta keni përshkuar këtë distancë bashkë me partnerin? A do të qëndrojë lidhja juaj, pasi të jetë lënë pas muaji i mjaltit?

Mendojeni këtë rregull si një mjet për jetën tuaj. Mendoni që të shisni gjithcka dhe të vini vërdallë botës? Pas 10 minutashideja ende ju intrigon. Pas 10 muajsh ndoshta mund ta imagjinoni veten në Ubud, me laptop në dorë dhe një pije me fruta. Po pas 10 vitesh? Do jeni ende në udhëtim? Do doni të nisni një familje? Do jeni penduar që keni lënë kolegjin? Secili person ka prioritetet e veta. Po tuajat cilat janë? Rregulli i 10/10/10 ju ndihmon që të përballeni me atë që është vërtetë e rëndësishme në jetën tuaj. Ajo që është e rëndësishme sot, mund të mos jetë pas 10 vitesh. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button