Plenkoviq: Nuk guxon të ndryshohen rregullat në procesin e negociatave

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, para fillimit të Samitit të BE-së, porositi se mund të debatohet për metodologji të re të procesit të negociatave për vendet kandidate, por edhe të ndryshohen rregullat tani, njofton MIA.

Kjo është përgjigjja e shefit të qeverisë kroate për propozimin e Francës që të ndryshohet së pari metodologjia e negociatave para se të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Kjo është çështje e kredibilitetit të të gjithë procesit, nuk mundet që rregullat të ndryshohen derisa luhet ndeshja, nuk është korrekte. Metodologjia e re, të cilën e sugjeron para së gjithash Franca, do t’i sjellë vendet në pozita të ndryshme, Serbi dhe Mali i Zi në raport të asaj që nesër do ta bënin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me metodologjinë e re, çka do të bëhet me Bosnjën dhe Kosovën. ‘Po’ për debat, por ndryshim të rregullave të lojës në vazhdim, ‘jo’”, tha Plenkoviq.

Ai shtoi se Zagrebi mbështet hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button