Haradinaj: Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, ndërsa Thaçi, Vuçiç dhe Rama bashkëpuntorë

Intervista me ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, nxjerr në dritë prapaskena të një konflikti mes Haradinajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi  Rama, si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton OraNews.

Nga dorëheqja te “Shengeni Ballkanik”, ja disa nga deklaratat kryesore të Haradinajt për “360 Gradë”

1.Për arsyet e dorëheqjes, Haradinaj thotë se ishte i  detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas.

Lidhur me taksën 100% ndaj mallrave serbe, Haradinaj thotë se i solli përfitim deri në 600 milionë euro, vetëm në një vit Kosovës dhe paralajmëron:

Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh!”

Sa i takon Bashkimit Kombëtar, kryeministri në largim thotë se “duhet folur më pak dhe punuar më shumë!”

Nga ana tjetër ai zbuoi se arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë ishte e ardhmja e minierës së Trepçes në Mitrovicë.

Haradinaj: Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe Serbia.

Haradinaj thotë se e parandaloi këtë grabitje dhe përsëriti akuzat se 3-shja Vuçiç-Thaçi-Rama ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj: Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të  realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpuntorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës.

Akuzat nuk ndalojnë këtu.

Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke  promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt.

Haradinaj tha se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Kryemadhi. Sipas tij, tani mosndarja e Kosovës është një betejë e fituar!

Në intervistën e Zhejit me Haradinajn nuk mund të mungonte dhe çështja e “Shengetit Ballkanik”.

Haradinaj thotë se “Shengeni Ballkanik, pa Kosovën është një gabim shumë i madh.”

“Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Europës”, – shprehet Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button