RMV, pothuaj një e pesta e institucioneve ekziston vetëm për shkak të kolltukut të drejtorit

Pothuajse një e pesta e institucioneve të sektorit publik kanë më pak se 20 të punësuar dhe si të tillë është e pamundur të funksionojnë dhe ekzistojnë vetëm për të ndarë funksione për anëtarët e partive, është konkluzioni i analizës funksionale të UNDP-së, për e administratën publike që është publikuar në maj vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të fundit nga Regjistri i punonjësve në administratën publike, për vitin 2018, sektori publik i Maqedonisë ka 1.314 institucione, nga të cilat 23 nuk kanë të punësuar, 152 kanë deri në 10 punonjës, dhe 483 kanë 11 deri 50 punonjës. Në këtë raport nuk është paraqitur numri i institucioneve me më pak se 20 të punësuar.

Analiza e UNDP-së i ka përpunuar të dhënat për vitin 2016. Në atë kohë ka pas 254 institucione me më pak se 20 të punësuar, ndërsa më shumë se gjysma kanë qenë institucione publike.

“Studimi ka zbuluar se tendencat për të pas shumë organe të vogla të administratës shtetërore dhe në veçanti ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, mbase rrjedhin nga kultura politike për të siguruar pozita menaxheriale dhe të ardhura plotësuese për persona të rëndësishëm për partitë politike: zyrtarë partiakë dhe aktivistë, ish politikanë etj … Këto pozicione menaxheriale shpesh plotësohen nga persona të përcaktuar / emëruar politikisht, jo nga persona të përzgjedhur përmes procedurës së hapur konkurruese, kështu që ka ekziston mundësia ndarja e pozicioneve të tilla dhe të ardhurat shoqëruese të bëhet për këto persona me lidhje politike”, theksohet në analizë.

Dokumenti ka 11 konkluzione dhe 28 rekomandime, suke përfshirë që është e vështirë të justifikohet ekzistenca e organeve të vogla administrative shtetërore që me stafin e tyre nuk mund të kryejnë funksionet e tyre themelore.

Sipas vlerësimeve të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD), funksionet mbështetëse të administratës publike – buxhetimi, administrimi, mbajtja e shënimeve, kontabiliteti, shërbimet juridike, prokurimet … – mbulojnë rreth 20-25 përqind të ngarkesës së institucioneve.

“Duket se praktika e e vendosjes së personave me lidhje partiake në pozita udhëheqëse të organeve të administratës shtetërore, e plotësuar me jo-efikasitetin e ndritshëm dhe numrin e madh të organeve të vogla të administratës shtetërore, krijon një kulturë toksike të administratës publike”, thuhet në analizë për pasojat e praktikës së tillë.

Për më tepër, këto pozita menaxheriale nuk përfshihen në të dhënat e punonjësve të sektorit publik, pasi aty nuk përfshihen personat e zgjedhur dhe të emëruar. Analiza vlerëson se ka një deri në tre pozicione menaxheriale në organet e administratës shtetërore, ndërsa në ndërmarrjet shtetërore dhe publike nga tre deri në nëntë.

“Pozicionet menaxheriale nuk janë regjistruar si vende të puninjësve në organet shtetërore që ata i menaxhojnë – prandaj edhe numri i vërtetë i punonjësve është shfaqur gabim.”

Një analizë e UNDP-së në maj të vitit kaluar ka rekomanduar që të bëhet analizë një vjeçare e institucioneve të vogla dhe mundësia e bashkimit të tyre për të krijuar organe më të mëdha dhe më të afta. Brenda periudhës tre-vjeçare duhet të bëhet analiza dhe centralizimi i funksioneve mbështetëse të organeve të vogla, e brenda një viti duhet të hartohet sistem për punësim përmes konkursit, për të gjitha pozicionet e administratës publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button