BE-ja dhe Britania e Madhe arritën marrëveshje të re për Brexit-in

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të të re për Brexit-in, para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.

Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.

Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në rrjetin social Twitter dhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

“Ne kemi marrë një marrëveshje të re”, shkroi Johnson.

Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

“Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Ashtë një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe” shkroi Juncker.

Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori. Deri më tash palët kanë pasur mosmarrëveshje kryesisht për shkak të kontrolleve në kufirin irlandez, pas Brexit-it. Një marrëveshje e negociuar nga ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ishte refuzuar disa herë nga parlamenti britanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button