FMN-ja e ngriti projeksionin për rritje të ekonomisë për këtë vit në 3,2 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin më të ri e revidon shkallën e rritjes për ekonominë e Maqedonisë së Veriut për këtë vit prej tre në parashikimin e prillit prej 3,2 për qind. 

Për vitin e ardhshëm FMN parasheh rritje prej 3,4 për qind, ndërsa deri në vitin 2024 3,5 për qind.

Nga vendet e rajonit këtë vit rritje më të madhe parashikohet në Kosovë prej 4,2 për qind, 3,5 për qind Serbi, tre për qind në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kroaci.

Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje prej katër për qind në Kosovë dhe Shqipëri, 3,5 në Serbi, 2,7 në kroaci, 2,5 në Mal të Zi.

Deri në vitin 2024 në rajon rritja do të arrijë deri katër për qind në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë, Beh tre për qind, Mal të Zi 2,9 dhe Kroaci dy për qind.

FMN e uli parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore në tre për qind, që është 0,2 pikë procentuale më e ulët se parashikimi i fundit i prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button