Ambasada Britanike i reagoi Vuçiqit për flamurin kuqezi në zyrën e Albin Kurtit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për flamurin kuqezi në zyrën e Albin Kurtit.

Në reagimin e saj kjo ambasadë thotë se është punë e tyre që të punojnë me akterë udhëheqës politikë në Kosovë, dhe nuk zgjedhin se si bashkëbiseduesi rregullon dhomën, njofton Klan Kosova.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.

Reagimet e Aleksander Vuçiq erdhën pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kreun e shtetit serb e kishte nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar.

Vuçiq ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button