Ambasada e SHBA-së: Për t’u përzgjedhur, në lotarinë e kartonit të gjelbër jepni të dhëna të sakta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, ka njoftuar se lotaria e marrjes së kartonit të gjelbër për vitin 2021, e cila mundëson qëndrim legal në SHBA, do të jetë e hapur deri më 5 nëntor, ndërkohë kanë propozuar, që të përzgjidhen aplikuesit, duhet të japin të dhëna të sakta gjatë aplikimit, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi do të përfundojë në ora 18, ndërkohë që ajo mund të bëhet në formë elektronike, në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov , ku mund të gjejnë edhe instruksionet.

“Regjistrimi për këtë program është falas. Inkurajohen aplikuesit që vet të përgatisin dhe të parashtrojnë regjistrimet e tyre. Aplikuesit mund të kërkojnë ndihmë nga një palë e tretë që të dërgojë aplikimin në emër të tyre. Mirëpo, secili kandidat bart përgjegjësi personale për të siguruar se të dhënat e paraqitura në formular janë të sakta dhe të plota. Në rast se informatat mungojnë ose janë të pasakta, aplikuesi mund të diskualifikohet edhe pas përzgjedhjes së tij/saj si fitues të lotarisë. Pavarësisht nëse regjistrimi kryhet personalisht, ose me ndihmën e ndonjë avokati, miku ose ndonjë të afërmi, për secilin kandidat mund të dërgohet vetëm një regjistrim. Regjistrimet e shumëfishta për të njëjtin individ do të rezultojnë me diskualifikim”, njoftuan nga Ambasada e SHBA-ve.

Pas përfundimit të regjistrimit, çdo aplikues duhet të shtypë dhe të ruaj faqen e konfirmimit që të mund të kontrollojë statusin e regjistrimit. Për më tepër, çdo aplikues duhet të mbajë kopje të numrit unik të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2021, pavarësisht nga përzgjedhja fillestare. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse një aplikues është përzgjedhur apo jo.

Duke filluar nga data 5 maj 2020, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur për programin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button