Javën e ardhshme nisin bisedimet mes VV-së dhe LDK-së për qeverinë e re

Që nga takimi i Albin Kurtit me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin, grupet punuese të Vetëvendosjes dhe të LDK-së ende nuk e kanë zhvilluar asnjë takim.

Por, një takim i tillë, për arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet këtyre subjekteve, pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, raporton KTV.

Të dyja subjektet i kanë krijuar ekipet punuese – nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca e Besnik Bislimi, ndërkaq, nga LDK-ja, Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes mohon se ka pasur kushtëzime nga LDK-ja sa i përket ndarjes së ministrive.

Të njëjtën e thonë edhe në LDK. Ismet Beqiri thotë se disponimi në parti është që të arrihet koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen. Por, sipas tij, i rëndësishëm është harmonizimi i programit qeverisës dhe marrja e përgjegjësive në qeveri në bazë të rezultatit zgjedhor.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se, pavarësisht dallimeve, qeveria e re do të krijohet nga Vetëvendosja dhe LDK-ja.

LDK-ja dhe Vetëvendosje thonë se do ta zvogëlojnë numrin e ministrive në 12, por duke mos përjashtuar se mund të ketë edhe shtim të edhe një ose dy ministrive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button