fbpx

Teatri i Tetovës nesër do të sjellë premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”

Shfaqja teatrore “Bidermani dhe Zjarrvënësit” nën regji të Mehmet Xhelilit do të vihet në skenë nesër, 16 tetor dhe të premten më datë 18 tetor, në ora 19, transmeton Portalb.mk.

“Gjithçka gati për premierën e shfaqjes “BIDERMANI DHE ZJARRVËNËSIT “!! E nëse ju të nderuar qytetarë, dëshironi që këto skena të mrekullueshme t’i shijoni nga afër, mos hezitoni dhe ejani në teatër me datë 16.10.2019 (e mërkurë ) ora 19 : 00 dhe nëse salla është e mbushur dhe nuk ka vend, mos u mërzisni sepse me datë 18.10.2019 (e premte ) ora 19 : 00, shfaqja do të vihet në skenë sërish për ju”, thuhet në postimin në facebook të Teatrit të Tetovës.

Nga Teatri njoftojnë që biletat janë nxjerrë në shitje në çmimin prej 150 denarë, dhe mund të blihen në biletarinë e teatrit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close