Hekurudha – infrastruktura e gatshme për të qenë bartës i projektit për tren deri në aeroport

Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së është e gatshme të jetë bartëse e projektit për lidhje me tren të Aeroportit ndërkombëtar në Shkup. Nga kjo ndërmarrje, për “Meta.mk” thonë që ideja për ndërtimin e hekurudhës për trenin deri në aeroport është shqyrtuar edhe para 20 vitesh, transmeton Portalb.mk.

Në konsultim me qeverinë dhe me ministrinë kompetente, së pari duhet të sigurohen mjete financiare për hartim të studimit për fizibilitet, projekt ideor dhe projekt kryesor për lidhjen hekurudhore të vijës ekzistuese hekurudhore Shkup – Kumanovë me aeroportin. Bashkë me punët përgatitore të cilat përfshijnë eksproprijim të tokës, procedura e përgjithshme mund të realizohet për një vit, konsiderojnë nga kjo ndërmarrje publike.

“Mendimi ynë profesional është që ndarja e krahut hekurudhore drejt Aeroportit Shkup duhet të jetë në kthesën e ngushtë në stacionin Ilinden, për shkak të sigurisë më të madhe duke e pasur parasysh faktin që me vënien në funksion të këtij krahu do të ketë frekuencë më të madhe”, thanë nga NP për infrastrukturë hekurudhore.

Gjatësia e krahut së propozuar hekurudhor, nga stacioni Ilinden deri në aeroport, do të ishte rreth 6,5 kilometra. Megjithatë, për realizim të projektit fillimisht duhet të sigurohen mjete për hartim të dokumentacionit, të cilat qeveria do t’i kërkojë nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Sipas Strategjisë Nacionale për transport për periudhën 2018 – 2030, vendi do të duhet të investojë 30 milionë euro në lidhjen hekurudhore të Aeroportit ndërkombëtar Shkup. Me atë do të sigurohet mundësi për ndërtuar lidhjen e trenit deri në aeroport, me të cilin do nga qendra e Shkupit do të arrihet dy herë më shpejtë dhe deri katër herë më lirë në krahasim me linjën ekzistuese me autobus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button