Finlanda kërkoi paralelisht BE-ja ta japë datën dhe ta realizojë kërkesën e Francës

Finlanda, si kryesuese e Bashkimit Evropian (BE), propozoi që të hapen negociatat anëtarësuese me Maqedoninë e Veriut, ndërkohë të miratohet metodologjia e re për negociata e cila kërkohet nga Franca, për çfarë konferenca ndërshtetërore e BE-së, të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020-të, transmeton Portalb.mk.

Ky propozim i Finlandës, është në versionin e draft dokumentit, që duhet të miratohet sonte në Bruksel, në takimin e fundit të Komitetit.

Megjithatë, nuk dihet nëse propozimi i Finlandës si kryesues i BE-së do të pranohet nga Franca, e cila ka kërkuar që fillimisht të miratohet metodologjia e re e procesit të zgjerimit, që më pas të jepet data për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sipas të njëjtave burime, me shumë gjasë vendimi do të sillet në Samitin e krerëve të shteteve anëtare të BE-së, që do të mbahet të enjten në Bruksel.

Ndërkaq, Franca kërkoi futjen e një metodologjie të re e cila do të jetë për të gjitha shtetet kandidate të BE-së, që procesi anëtarësues të jetë më reversibil, që nëse shteti ka ngecur në negociata, të kthehet në Kapitullin ku nuk ka pasur përparim të pritur.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se në Samitin e BE-së pritet marrja e vendimit të pritshëm, e ajo është marrja e datës për nisjen e negociatave anëtarësuese.

Përndryshe, megjithëse u prit se, temë e diskutimit të takimit Makron – Merkel do të jetë edhe dhënia e datës për nisjen e negociatave të Bashkimit Evropian (BE) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, një gjë nuk është kumtuar se ka ndodhur. Siç mund të kuptohet nga deklaratat e Makronit dhe Merkelit, temë e diskutimit ka qenë sulmi i Turqisë në Siri, ndërkaq mediat raportojnë të ketë qenë edhe bregziti dhe përbërja e re e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button