Qeveria e RMV-së nga Samiti i BE-së e pret vendimin e pritshëm – datën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se në Samitin e Bashkimit Evropian pritet marrja e vendimit të pritshëm, e ajo është marrja e datës për nisjen e negociatave anëtarësuese, njofton Portalb.mk.

“Pritet vendimi i pritshëm, dhe ai është vendimi për nisjen e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha Zaevi pas Konferencës rajonale “Mbrojtje sociale efektive: Përkrahje të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve për luftë kundër varfërisë”.

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev
Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev

Duke komentuar takimin e djeshëm ndërmjet presidentit të Francës, Emanuel Makron, shtet ky që haptazi ka shprehur rezervë për dhënien e datës ndaj RMV-së dhe Shqipërisë, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, shtet ky që ka mbështetur dhënien e datës, Zaevi deklaroi:

“Sigurisht se, bëhet fjalë për dy shtete nga gjithsej 28 shtete anëtare. Nesër është Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së, dhe do të mund t’i kuptojmë hapat më konkretisht. Sikurse do të flitet për buxhetin dhe bregzitin, unë shpresoj se do të merret vendim edhe për zgjerimin, ku unë jam optimist se do të jepet edhe data për nisjen e negociatave. Unë mbetem optimist”, tha Zaevi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron; burimi: kfgo.com
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron; burimi: kfgo.com

Përndryshe, megjithëse u prit se, temë e diskutimit të takimit Makron – Merkel do të jetë edhe dhënia e datës për nisjen e negociatave të Bashkimit Evropian (BE) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, një gjë nuk është kumtuar se ka ndodhur. Siç mund të kuptohet nga deklaratat e Makronit dhe Merkelit, temë e diskutimit ka qenë sulmi i Turqisë në Siri, ndërkaq mediat raportojnë të ketë qenë edhe bregziti dhe përbërja e re e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button