Banorët e Astirit në qeli, Basha: 3 baballarë mbahen në burg me urdhër të Edi Ramës

Pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për tre banorë të Astirit, të arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njofton TCH.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se lënia në burg e tyre erdhi me urdhër të Edi Ramës, i cili vetë ky i fundit, sipas tij, duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama.

“Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re”, shkruan Basha.

Më tej vazhdon:

“Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.”

Për ta përmbyllur me:

“Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button