Ka filluar takimi Merkel – Makron (VIDEO)

Në Paris ka filluar takimi ndërmjet presidentit francez, Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, përcjell Portalb.mk.

Siç thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar nga agjencia AFP, duket se temë diskutimi do të jetë vetëm çështja e bregzitit.

Në takim priten të koordinohen aktivitetet për Këshillin Evropian dhe për seancën e përbashkët qeveritare Francë – Gjermani.

Siç shkroi Agjencia shtetërore gjermane DPA, takimin diplomatët e konsiderojnë si gjasë të fundit për t’u bindur Parisi që ta ndryshojë qëndrimin për bllokim të fillimit të planifikuar të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button