Artin Spahiun e zgjodhën kryetar të Degës së BDI-së në Dibër

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Dibër, ku 44-të delegatët e pranishëm kishin mundësi të votonin dy kandidatët Burim Kaziun dhe Artin Spahiu ku ky i fundit morri vetëbesimin e delegatëve me 25 vota kundrejt kundër kandidatit i cili pati 17 vota. 

Kryetari i ri i degës ë BDI-së, në Dibër, Artin Spahiu para të pranishmëve falënderoi delegatët për besimin e dhënë, që më bënë të ndjehem krenar por edhe më jep përgjegjësi që të mos ju zhgënjej.

“Ju garantoj se në çdo moment dhe në çdo veprim do të kem përgjegjësin maksimale që së bashku të vazhdojmë rrugën e fitoreve më të mira të përbashkëta. Uniteti, transparenca, kolektiviteti, mirësia dhe vlerat do të jenë ato që do të na karakterizojnë në të gjithë punën tonë në këto  katër vitet që po na presin”, u shpreh Spahiu.

Fjalë rasti para delegatëve të Kuvendit të degës së BDI-së në Dibër , pati edhe kryetari i Komunës së qytetit të Dibrës, Hekuran Duka, me çka përshëndeti të pranishmit dhe nënvizoi se Dibra e Madhe njihet si trevë ku burrat e dheut kanë mbajtur Kuvende dhe kanë  marrë vendime të rëndësishme për gjithçka çka është bërë fjalë për jetën e kësaj popullate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button