Liderët evropianë dhanë fjalën tani duhet edhe ta respektojnë, tha Zaev rreth datës së pritur për negociata me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev beson se më 18 tetor vendi do të marrë rekomandim për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Por edhe nëse s’ka përgjigje pozitive nga liderët evropianë, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme për të mos humbur kohë për zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

“Unë besoj se do ta marrim vendimin. Të gjitha vendet në 20 vitet e fundit, të cilat si kandidatë kanë marrë vendim për të filluar negociatat, kanë bërë më pak se ne. Bashkimi Evropian ka premtuar, nëse ju lëvroni rezultate edhe ne do të veprojmë njëlloj. Presim që BE të mbajë fjalën. Ne nuk presim që më 18 tetor të bëhemi anëtar fuqiplotë, jemi të vetëdijshëm se është rrugë, është proces nëpër të cilit duhet të kalojmë, por të ftojmë hapin e radhës të rrugëtimit tonë. Mesazhi që e dërgoj përmes, ju, mediave deri te qytetarët, por mbi të gjitha drejtuesve evropianë është se ata kanë dhënë fjalën dhe se tani duhet ta respektojnë atë. Sepse ne e meritojmë, dhe ata do të na motivojnë për të vazhduar më tej” tha Zaev në Kumanovë, me rastin e vizitës në zonën industriale Reçicë.

Zaev tha se ai nuk mendon për zgjedhje të parakohshme sepse nuk pret përgjigje negative.

“Edhe nëse merret vendim negativ nuk ka nevojë të shkohet në votime, sepse kjo periudhë e çmuar ekonomike duhet të përdoret për tërë transformimin që po ndodh”, tha Zaev.

Ai shtoi se kanë marrë mbështetje të fortë nga të gjitha partitë në Bundestag, e cila u konfirmua nga Kancelarja Angela Merkel, kështu që këtë fundjavë do të diskutojë edhe për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendin tonë, me Presidentin Francez Makron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button