10.200 kartela dhe pajisje elektronike për taksë rrugore janë blerë brenda 3 muajsh

Në tre muajt e parë qysh se në Korridori 10 u instaluan pagesa e tarifës rrugore në mënyrë elektronike, janë shitur  10,200 kartela dhe numri i numrave dhe pajisje për pagesë të taksës rrugore (taga). Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore presin që kjo shifër të rritet në tremujorin e fundit, shkruan Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

“Qytetarët i panë përfitimet e kësaj mënyre të re të pagesës. Personat juridikë dhe fizikë mund të paguajnë taksën rrugore duke blerë kartelë pa kontakt ose me pajisje për pagesë elektronike të taksës rrugore (tag). Pajisja elektronike mundëson pagesa të realizohet pa ndalesë dhe për atë ka korsi të veçantë pa rampë. Pajisjet elektronike mund të blihen dhe të rimbushen në çdo korsi në stacionet për pagesë të taksës rrugore dhe në qendrën e kontrollit Petrovec “, tha Zoran Kitanov, drejtor i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore.

Pagesë elektronike ka në të shtatë pikat për pagesë të taksës rrugore në Korridorin 10, gjegjësisht nga vendkalimi kufitar Tabanovc deri në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Nga kompania për rrugë shtetërore thonë se diku brenda dhjetë ditësh do të fillojë edhe rimbushja e kartelave dhe tagave ashtu që qytetarët nuk do të duhet t’i rimbushin ato në pikat për pagesë të taksës rrugore

Smart kartelat kushtojnë 100 denarë, ndërsa shuma minimale për ta rimbushur kur blihet është 300 denarë. Shuma për çdo rimbushje të mëvonshme nuk mund të jetë më pak se 300 denarë. Çmimi i pajisja tag është 1200 denarë, ndërsa shuma minimale që duhet të mbushet kur të blihet është 300 denarë. Shuma për çdo rimbushje të mëvonshme nuk mund të jetë më pak se 300 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button