Janë kapur dhe dënuar persona të cilët me kamion hidhnin mbeturina ne Bardovcë

Qyteti i Shkupit ka kapur dhe dënuar persona të cilët hidhnin mbeturina. Personi nga kamioni i mbushur me material ndërtimor, mbeturinat i ka hedhur në një hapësirë në fshatin Bardovci. Inspektorët e Qytetit Shkupit e kanë kapur dhe i kanë shqiptuar dënimin, gjithashtu personi në fjalë është detyruar që të mbledh mbeturinat të cilat i ka hedhur, shkruan Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

“Janë marrë të dhëna nga personi dhe të hënën inspektorët do të shqiptojnë dënimin i cili kap shumën nga 200 deri në 1000 euro. Inspektorët tanë më një kohë të gjatë janë në teren dhe kështu do të vazhdohet të punohet”, tha udhëheqësi i Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Miroslav Bogdanovski.

Të enjten, inspektorët e Qytetit të Shkupit po ashtu kapën persona nga spitalet “Remedika” dhe “Diamed” të cilët hidhnin mbeturina mjekësore ne koshat e mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button