Stoltenberg: Anëtarësimi i RMV-së në NATO, hap drejt stabilitetit të rajonit

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm I NATO-s ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është me rëndësi edhe për vet vendin, por edhe për Greqinë dhe tërë rajonin, pasi është hap më afër drejt sigurimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg theksoi se marrëveshja mes dy vendeve është kontroverse dhe çështje e ndjeshme.

“E di se Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është kontroverse dhe çështje e ndjeshme për të dy vendet, por e përshëndes marrëveshjen, pasi mendoj se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të zgjidhet problemi që ka ekzistuar aq vite, problemi me emrin”, deklaroi sekretari i NATO-s.

Sipas tij, pikërisht kjo marrëveshje ka krijuar kushte të volitshme për Maqedoninë e Veriut që të bëhet anëtare e NATO-s.

“Mendoj se kjo është me rëndësi për Maqedoninë e Veriut, me rëndësi për Greqinë, me rëndësi për tërë rajonin, pasi është edhe një hap që të garantohet se ky është rajon ku kemi bashkëpunim dhe stabilitet, që është me rëndësi të madhe për prosperitetin ekonomik të këtij rajoni”, tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button