Mickoski: Duam zgjedhje të parakohshme

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opozitare VMRO-DMPNE përsëri ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Pres dhe dëshiroj zgjedhje të parakohshme pasi është mënyra e vetme të kontrollojmë nëse Maqedonia shkëlqen ose atë që ne si opozitë e themi, se jo vetëm që nuk shkëlqejmë, por shkojmë më shpejtë në humnerë”, deklaroi Mickoski.

Ai është i bindur se VMRO-DMPNE është partia më e madhe me 100 mijë vota më shumë se LSDM-ja. Pikërisht kjo, dhe shfrytëzimi i kësaj kohe nga pushtetarët për të vjedhur, janë arsyet që nuk po caktohen zgjedhjet e parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button