Rinumërimi i 314 vendvotimeve pritet të përfundojë javën e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur ta mbajë mbledhjen e paraparë për sot.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se mbledhja është shtyrë për nesër paradite pasi nuk ishim përgatitur të gjitha materialet e nevojshme.

Ai gjithashtu njoftoi se pritet që gjatë javës së ardhshme të përfundojë procesi i rinumërimit të votave.

“KQZ ka vendosur të shkojë me rinumërimin e 314 kutive të votimit, proces që ka filluar gjatë ditës së djeshme dhe besoj që për 4-5 ditët e ardhshme do të arrijmë të kryejmë rinumërimin”.

“55 vendvotime janë numëruar deri në mesditë, ndërsa formularët e 32 prej tyre janë publikuar”, transmeton KlanKosova.

Elezi njoftoi se pas përfundimit të procesit të rinumërimit do të vazhdojë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button