Kryeministri i Etiopisë e fitoi Çmimin Nobel për Paqe, e jo Zaev-i dhe Cipras-i

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit.

Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i ndajë Ahmedit këtë çmim për përpjekjet e tij që të arrijë paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar si dhe për inciativën e tij që të zgjidhë konfliktin me shtetin fqinj, Eritrenë.

Të dyja shtetet kanë luftuar në periudhën 1998-2000, mirëpo tensionet kanë vazhduar të jenë të larta për më shumë se një dekadaë më pas.

Pasi ka fituar pozitën në prill të vitit 2018, Abiy ka liruar të burgosurit politikë dhe ka nënshkruar marrëveshje për paqe me liderin e Eritresë, Isaias Afwerki për t’i dhënë fund kontestit për kufirin.

Ahmed po ashtu ka punuar në rritjen e të drejtave të grave në Etiopi, duke përfshirë emërimin e tyre në gjysmën e 20 pozitave ministrore në kabinetin qeveritar.

Rikujtojmë se për këtë çmim u propozuan edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe homologu i tij, Aleksis Cipras për arritjen e marrëveshjes historike të Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button