Shpërthimi në tankerin iranian mund të jenë shkaktuar nga një sulm me raketa

Kompania Kombëtare Iraniane e Natës tha se një sulm me dy raketa mund të ketë shkaktuar shpërthimet në tanker

Shpërthimet në tankerin iranian të naftës në ujërat pranë qytetit saudit Xheda mund të kenë ndodhur si pasojë e një sulmi me raketa, tha Kompania Kombëtare Iraniane e Natës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania iraniane në një deklaratë të publikuar në transmetuesin shtetëror tha se një sulm me dy raketa mund të ketë shkaktuar shpërthimet.

Siç u raportua, dy depot kryesore të tankerit, i cili po largohej nga Deti i Kuq, kanë pësuar dëme të rënda, dhe se asnjë person nuk është plagosur nga shpërthimet.

Ndryshe, dy shpërthime u raportuan midis orës 5:00 dhe 5:20 sipas kohës iraniane në tankerin “Sabity” në një largësi prej 60 miljesh nga Porti i Xhedas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button