Në RMV do të ketë lojë shpërblyese, ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”

Me propozimin e Ministrisë së Financave, në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), u miratua informacioni për organizimin e një loje shpërblyese ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”, njofton Portalb.mk.

Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, realizimi i lojës shpërblyese bëhet me qëllim të forcimit e mëtutjeshëm të disiplinës fiskale, ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërkimin e detyrueshëm dhe marrjen e llogarive fiskale.

Masa, do të gjenerojë të ardhura shtesë për qytetarët, ndërsa do të drejtohet nga Lotaria Shtetërore e RMV-së, si një kompani e autorizuar tregtare në pronësi të plotë të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button