Mustafa: Do të takohem me Kurtin për të parë mundësinë e bashkëqeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK ka marr përkrahje të gjerë nga qytetarët duke u ndëshkuar ata që kanë keqqeverisur, transmeton KlanKosova.

Mustafa theksoi se gara mes Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është tepër e ngushtë dhe se fituesi do të dihet vetëm pasi të numërohen gjitha votat.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq. Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave “-tha Mustafa.

I pari i LDK-së shtoi se këto ditë pritet që së bashku me kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani, të takohen me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Mustafa njoftoi se me Kurtin do të shikohet mundësia e bashkëqeverisjes.

“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së “.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button