Zgjedhjet në Kosovë, partitë u gjobitën me rreth 360 mijë euro për shkelje zgjedhore

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, vlerësohet se ka qenë i organizuar mirë dhe me transparencë, por, megjithatë, subjektet politike garuese në zgjedhje janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me rreth 360 mijë euro për shkelje të ndryshme brenda këtij procesi.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri në ditën e zgjedhjeve, më 6 tetor, janë gjobitur 13 subjekte politike.

“Deri më tani, sa i përket ankesave për fazën e para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve, për fushatën zgjedhore, për heshtjen zgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve, janë paraqitur apo PZAP-i ka pranuar 269 ankesa gjithsej. Ndërsa shumë totale e gjobave të shqiptuara ndaj të gjitha subjekteve politike, për të gjitha ankesat që i theksova më lart–me përjashtim për ditën e zgjedhjeve, që ende nuk janë shqyrtuar ankesat që kanë arritur dhe janë dorëzuar dje në PZAP – është 359 mijë e 550 euro. Në këto gjoba përfshihet gjobitja e 13 subjekteve politike”, tha Desku.

Partitë që janë gjobitur janë: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, koalicioni Nisma, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Partia e Romëve të Bashkuar të Kosovës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Pavarur Liberale, Partia Liberale Egjiptiane, Vakat, Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Lëvizja për Gorën.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button