fbpx

Osmani: Shkupi dhe Parisi kanë shans historik t’i bashkojnë ambiciet e përbashkëta në interes të tërë Evropës

Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë shans historik t’i bashkojnë interesat e tyre, duke krijuar shembull të vërtetë për atë se si përparon  në integrimet evropiane, deklaroi sot zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në bisedën telefonike zyrtare me ministren franceze për Evropë dhe përfaqësuese e Republikës Franceze në BE, Ameli de Monshalan, përcjell Portalb.mk.

“Para nesh kemi shans të papërsëritshme ti bashkojmë interesat e dy vendeve tona, duke krijuar shembull të vërtetë për atë se si avancohet në integrime evropiane, përmes udhëheqjes, përmes vendimeve të guximshme dhe kompromiseve afatgjate, si dhe përmes reformave të qëndrueshme dhe themelore”, theksoi Osmani në bisedë.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani në bisedë e ka potencuar gatishmërinë e Qeverisë në mënyrë aktive të marrë pjesë në promovimin e vlerave evropiane të Ballkanit, si element thelbësor në ndërtimin e një Evrope prosperitare, më stabile dhe më të sigurt.

“Negociatat e BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqesin mundësi që në vepër të demonstrohet kredibiliteti i perspektivës evropiane, si lëndë themelore djegëse për zgjidhjen e konflikteve në rajon, duke dërguar sinjal të qartë deri tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për modelin evropian i cili pritet të etablohet tek të gjitha vendet që duan anëtarësim në Union”, theksoi Osmani, duke shprehur shpresë se në Samitin e ardhshëm të BE-së do ta konfirmojnë këtë angazhim për realizimin e interesit të përbashkët.

Biseda telefonike me Ministren për Evropë, de Monshalan është pjesë e aktiviteteve të Zëvendëskryeministrit Osmani me përfaqësuesit e metropoleve evropiane, në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin BE-së në tetor, shtohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button