Sindikata nesër vendos për ofertën e Ministrisë për rritjen e pageve prej 10% vitin tjetër

Pasi Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) do të mbaj nesër mbledhje, pasi mori ofertën nga Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) për rritjen e pagës për 10% nga prilli I vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

“Propozimi përfundimtar është, që nga muaji prill, pagat të rritet për 10 për qind shtesë në veprimtarinë arsimore, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë e shkencë”, deklaroi sot ministri Arbër Ademi.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave, ndërsa MASH ka heshtur në lidhje me kërkesat e tyre. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%, përndryshe në tetor do të vazhdojnë grevën e përgjithshme.

Javën e kaluar SASHK i dha afat edhe një javë MASH-it për të vendosur për një zgjidhje përfundimtare më së voni deri këtë të hëne.

Siç kishte paralajmëruar Jakim Nedelkov, kryetari i SASHK-ut, në lidhje me propozimin e MASH-it, do të vendos kryesia e SASHK-ut se a do të pranohet oferta apo do të shkohet në grevë të përgjithshme.

“Këshilli i SASHK-ut nesër do të debatojë për ofertën e MASH-it dhe Qeverisë për 10% nga prilli i vitit 2020”, deklaroi Nedelkov.

LEXO: Negociatat për pagat në arsim, MASh-i e bëri publike ofertën pas takimit me SAShK-un
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button